Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është dënuar sot nga Gjykata Themelore e Pejës me 4 mijë euro gjobë për veprën penale “konflikt interesi”.
Sipas gjykatës, është vërtetuar se Elezaj si kryetar i komunës së Klinës ka ndikuar në punësimin e vajzës së tij në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, shkruan lajmi.net
Por çfarë ndodhë me mandatin e Elezajt i cili është rizgjedhur kryetar komune në zgjedhjet e fundit komunale në Kosovë?Njohësi i çështjeve juridike dhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, për lajmi.net
thotë se pasoja juridike vendimi në fjalë ka vetëm kur vendimi për Elezajn ta marrë formën e prerë.Kësisoj, në këtë rast duhet pritur edhe vendimi i Gjykatës së Apelit.“Pasoja juridike ka vetëm kur vendimi të bëhet i formës së prerë.
Vetëm nëse e konfirmon Apeli këtë vendim, atëherë ka pasoja juridike”, ka thënë Miftaraj.Se do të bëhet ankesë në Apel e ka konfirmuar edhe avokati i Zenun Elezajt, Kujtim Kërveshi.
Ky i fundit në një postim në Facebook ka thënë se pret që shkalla e dytë të marrë vendim meritor karshi kësaj çështjeje.
“Për ne as nje denim, as ky me gjobë nuk eshte i pranueshem sepse z Elezaj nuk ka kryer vepren penale me te cilen eshte shpall fajtor dhe se jemi te bindur se Gjykata e Apelit do ti jap epilog meritor kesaj sage te re të drejtësisë”, ka shkruar Kërveshi.
Ndryshe, Elezaj në zgjedhjet e fundit komunale fitoi në balotazh ndaj kandidatit të PDK-së, Esat Raci