Çfarë dihet deri tash për krizën në Ukrainë?

Pati shumë ndodhi ditëve të fundit, kryesisht prej mbrëmjes së kaluar në Ukrainë. Më poshtë, kemi përmendur ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me krizën në Ukrainë

-Rusia ka urdhëruar trupat e saj në dy rajone të kontrolluara nga separatistët, e mbështetur nga Moska në Ukrainë, Luhansk dhe Donetsk – pasi i shpalli ato shtete të pavarura.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar thotë se kjo tregon se presidenti rus, Vladimir Putin është i prirur për një “pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës”, përcjell BBC.

-Boris Johnson pritet të përshkruajë veprimin që Britania e Madhe do të ndërmarrë në parlament.

-SHBA-ja dhe BE-ja do të zyrtarizojnë sanksionet e tyre ndaj Rusisë këtë pasdite.

PERËNDIMI PËRGATIT SANKSIONE TË REJA KUNDËR MOSKËS

-E gjitha kjo vjen pasi Putini mbajti një fjalim televiziv mbrëmë duke pretenduar se Ukraina nuk ka histori të të qenit një komb i vërtetë.

-Presidenti i Ukrainës Zelensky, në fjalimin e tij mbrëmë vonë, tha se Ukraina nuk ka frikë dhe nuk do t’i japë asgjë askujt.

-Frika nga pushtimi po ndikon në ekonomi me rënien e stoqeve ruse me 8% dhe rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit.

ÇFARË ËSHTË NORD STREAM 2, NJË NGA SANKSIONET MË TË MËDHA QË PRITET TË PËRBALLET RUSIA?

-Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se shteti i tij do të pezullojë procesin e certifikimit të gazsjellësit kontrovers, Rrjedha Veriore 2, pas veprimeve të fundit të Moskës në Ukrainë. Ky projekt synon dërgimin e gazit rus në Gjermani.