Gianluca Di Marzio e ka konfirmuar për Sky Sports se saga për Eriksenin në Inter pritet të përfundojë.
Gjatë gjithë afatit të dimrit ka pasur thashetheme se Eriksen do të kalojë në Inter dhe kjo duket se është afër të ndodh.
Mesfushori i Tottenhamit do ti bashkohet Interit në janar, ka thënë Di Marzio për Sky Sports në një lidhje direkt.
“Mendoj kështu – e tëra varët nga paratë. Daniel Levy dëshiron 21 milionë euro por Interi i ka ofruar vetëm 15 milionë euro-besoj se do të arrijnë një marrëveshje diku në mes të kësaj shume. Eriksen ka arritur marrëveshje personale, por është vetëm çështje kohe a do të ndodh këtë afat apo në verë”, ka thënë ai. /KlinaInfo