Reprezentuesi kosovar, Bersant Celina, i është bashkuar Stoke Cityt në formë huazimi.
Celina i cili sezonin e kaluar ishte lojtar i Ipswich, tash është lojtar i Kasimpasa në huazim nga Dijon, do t’i bashkohet Stoke city, pasi klubi ishte i gatshëm për të nënshkruar me të edhe në verë.
Por, nënshkrimi i Celinës nuk u arrit për shkak të kontratës, që nënkuptonte se Ipswich ishte i vetmi klub anglez që ai mund t’i bashkohej.
Sezonin e kaluar, Celina shënoi gjashtë gola në 35 paraqitje për Ipswich, duke përfshirë golin e sezonit të klubit, që ia shënoi Crewe-s në tetor të vitit 2021.