Nënkryetari i degës së PDK-së në Prishtinë Lirak Çelaj ka folur mbi mungesën e demokracisë së brendshme që ka filluar të mbizotërojë tash e sa kohë në PDK.
Çelaj tutje tregon se arsyeja pse ka vendosur të flasë publikisht për këto probleme, është që t’i shërbejë përmirësimit të kësaj situate.
“Aryeja pse kam vendosur të flas publikisht është sepse brenda organeve të partisë nuk po dëgjohet zëri, jo sepse ta ndalon dikush por Këshilli Drejtues dhe Kryesia janë shëndërruar në një vend ku secili mund të thotë çka të dojë por jo se përfillen mendimet.Qëllimi im ka qenë që të hapi debatin me qëllimin e mirë për të përmirësuar qeverisjen në PDK, sepse mendoj që ka shumë hapësirë dhe po shkelen shumë parime mbi të cilat është themelu PDK-ja dhe kjo është arsyeja pse unë kam dal në publik. Ka kohë që ka filluar të dëmtohet ADN-ja e PDK-së dhe njerëzit të cilët bartin disa vlera mbi të cilat është themeluar PDK-ja po largohen” tha Çelaj në intervistën e javës në