Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka folur lidhur me investimet në infrastrukturën e sportit, artit, rinisë e trashëgimisë.
Ai ka thënë se tashmë janë bërë mbi 250 investime në infrastrukturën e sportit, artit, rinisë e trashëgimisë.
‘’Me gjithë sfidat nga pandemia e inflacioni në pjesën e parë të mandatit, punët dhe investimet tona në infrastrukturë kulturore e sportive janë të pakrahasueshme me cilëndo periudhë paraprake. Vendi ynë sot ka më shumë qendra të kulturës e palestra të sportit, monumente të mbrojtura e hapësira për të rinjtë. Të gjitha në shërbim të artistit e sportistit, rinisë e fëmijëve, publikut dashamir të artit e sportit’’, ka thënë Çeku.
Më tutje Ministri thotë se përgjatë mandatit, janë përfunduar mbi 110 projekte kapitale, derisa në rreth 80 projekte punimet vazhdojnë dhe janë drejt përfundimit.
Gjithashtu, mbi 60 projekte infrastrukturore janë në procedurë projektimi ose prokurimi, ku punimet pritet të nisin së shpejti, investimet tona janë shtrirë në 31 komuna, ka shtuar më tutje Ministri