Kuvendi komunal i Podujevës ka caktuar lokacionin se ku do të vendoset shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari ka njoftuar se Fadil Vokrri i gdhendur do të vendoset në Bulevardin e dëshmorëve.
Ky është njoftimi i tij:
Falenderoj asambleistët e Kuvendit të Komunës së Podujevës të cilët mbështetën nismën për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së legjendës së fubollit Fadil Vokrri në Bulevardin e Dëshmorëve.
Kjo nismë u mbështet nga të gjitha grupet e këshilltarëve, përveç VV të cilët abstenuan!