E enjten, kryetari i organizatës OVL e UÇK-së, Hysni Gucati do të paraqitet në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Sipas komunikatës së Gjykatës Kushtetuese paraqitja e parë e Gucatit do të bëhet në ora 15.
Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Sipas njoftimit paraqitja e parë e Hysni Gucatit do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim.
Sot para Speciales do të paraqitet nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Gucati e Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator pas një aksioni të bastisjes së zyrave të OVL e UÇK-së nga EULEX.
Këto arrestime ishin bërë pak ditë të pasi OVL e UÇK-së publikoi në tri seri dosje të Gjykatës Speciale.