Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në kuadër të Ligës D do të zhvillohet me 26 mars në ora 20:45 në arenën “Todor Proeski” në Shkup.
Ndeshja midis Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë do të zhvillohet në Tbilisi me fillim në ora 18:00.
Me 31 mars, kur në program do të jenë ndeshjet finale, fituesi nga dueli midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të udhëtojë për në Tbilisi apo Minsk. Ndeshja finale e Ligës D do të nisë në ora 18:00.