Caktohen zyrtarët për mbrojtje ligjore të të akuzuarve nga Specialja, mësohen edhe pagat e tyre

Me një vendim që ka nxjerrë Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, në divizionin për mbrojtje ligjore të të akuzuarve të Gjykatës Speciale, janë caktuar si zyrtarë; Musë Gjergjaj, Dhurata Selimi, Erza Zeqiri dhe Pashk Bibaj.

Kontrata e tyre zgjatë deri më 31 dhjetor 2020, e secili nga ta do të paguhet nga 480 euro.

Ndërkaq me një vendim të nxjerrë më 13 korrik është emëruar në të njëjtën pozitë edhe Pranvera Ejupi Hajzeraj. Kontrata e saj do të zgjasë deri më 12 korrik të vitit 2022. Ndryshe nga të emëruarit tjerë, ajo do të paguhet çdo muaj nga 800 euro, raporton KOHA.

Pranvera Ejupi Hajzeraj ka qenë edhe kandidate për deputete nga lista e AAK-së në zgjedhjet e fundit.

Aktualisht në atë divizion është edhe Driton Lajçi dhe 3 zyrtarë të tjerë.

Së fundmi, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rritjen e fondit për mbrojtje në Gjykatën Speciale edhe prej 16.5 milionë euro.