UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjen e kthimit, Europa FC – Dukagjini, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues për Conference League.
Gjyqtar kryesor i kësaj sfide do të jetë irlandezi, Neil Doyle,
Ndihmësit e tij gjithashtu janë nga Irlanda, Wayne McDonnell dhe Allen Lynch, ndërsa gjyqtar i katërt Rob Hennessy.
Ndeshja zhvillohet më 20 korrik, në “Victoria Stadium” në Gjibraltar, nga ora 17:00.
Kujtojmë që ndeshjen e parë Dukagjini shënoi fitore me rezultat 2-1./