Sot, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhje, në të cilën, ndër të tjera, u caktuan datat për regjistrimin e deputetëve,
Regjistrimi i deputetëve do të bëhet nga 17 deri më 19 mars.
Nesër, më 17 mars nga ora 09:00 do të fillojë regjistrimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, që arriti të fitojë 58 deputetë.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës do regjistrohen më 18 mars, ndërsa ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe minoritetet më 19 mars.
Po ashtu, në këtë mbledhje u vendos edhe që seanca konstituive të mbahet më 22 mars në ora 10:00.