Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e partisë, raporton Gazeta Express.
Mustafa bashkë me nënkryetarën Vjosa Osmanin dhe anëtarët e kryesisë, Avdullah Hotin, Arben Gashin, Ismet Beqirin dhe Haxhi Avdylin janë parë duke hyrë në takim.
Mbledhja e tyre vjen sot pas caktimit të seancës për të hënën për formimin e qeverisë, pa u arritur ende një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Seanca është caktuar për të hënën në ora 11:00, derisa nuk është bërë e ditur nëse do të ketë takim të liderëve sot ose gjatë vikendit./