Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, përveç projekteve muzikore, di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e publikut.
Së fundmi, ai ka shpërndarë një video në Instastroy, ku shihet i shoqëruar nga një vajzë teksa shijon hitin e tij “Lej kto rrena”. Ky postim i shoqëruar dhe me një foto të të dyve në ashensor, ka nxitur menjëherë kureshtjen e ndjekësve, të cilët duan të dinë më shumë rreth identitetit të saj.
Bëhet fjalë për modelen turke Sezen Cifcioglu, e cila në rrjetet sociale shfaqet me një imazh mjaft sensual. Një vështrim në profilin e saj në “Instagram” mjafton për të kuptuar pse ajo ka tërhequr vëmendjen e Butrintit dhe të fansave të tij.
A është ky një bashkëpunim i ri apo diçka më shumë? Mbetet për t’u parë në vazhdim!