Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Malishevë,
Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë fizike e psikike.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve dhe familjarëve të tjerë dhe iu ka bërë presion vazhdimisht.
Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin, por e dyshuara e ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj tyre, ndërsa burri dhe familja e tij nuk kanë pranuar që ajo të kthehet te shtëpia e tyre.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.