Një grua është larguar nga shtëpia në lagjen Dardania në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Rasti sipas tyre ka ndodhur me datë 25 prill rreth orës 16:00.
Në polici këtë rast e ka lajmëruar burri i të njëjtës.
“Lagjja Dardani, Prishtinë 25.04.2021 – 15:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.