Burri i vë vetes flakë në një protestë në Ukrainë

Një burrë i vuri vetes flakën para ndërtesës së Parlamentit në Kiev, transmeton Gazeta Sinjali.

Alexandar Burlakov nga Ukraina, vendosi të digjej gjatë protestës së punonjësve mjekësorë që po protestoheshin për shkak të kushteve të këqija në punë.

Pjesëmarrësit tentuan ta ndihmuan dhe pavarësisht vështirësive, ata arritën ta shuanin atë.

Fillimisht, Burlakov mendohej se ishte një infermier i pakënaqur i cili i vuri vetes flakën, por në fund u konstatua se bëhet fjalë për një person i cili prej vitesh kishte probleme për një pronë.

“Veprimi im nuk ka lidhje me protestën. Ka 5 vjet që dua të zgjidh problemin e pronës. Autoritetet lokale vazhdimisht më gënjejnë, të gjithë po na gënjejnë. Nuk po shoh rrugëdalje, kurrë askujt nuk i kam bërë keq. Thjesht dua që dikush të më dëgjojë, të dëgjojë populli”, ka deklaruar Burlakov, i cili u dërgua me urgjencë në spital, pas djegieve që i pësoi.

Kabineti i presidentit të Ukrainës, ka njoftuar se burri ka pësuar lëndime të lehta në trup dhe se ai do merret personalisht me këtë problem