Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë,
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se një grua 33-vjeçare ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, me të cilin ka thënë se ka pasur mosmarrëveshje.
Sipas burimeve, i gjithë konflikti mes çiftit ka ndodhur si pasojë e një dollapi të cilin e kishte blerë i dyshuari një javë më parë, e që viktimës nuk i pëlqente dhe dëshironte ta largojë nga dhoma.
Këtë e ka kundërshtuar bashkëshorti i saj, me ç’rast kanë filluar të fjalosen.
Sinjali mëson se viktima ka kërkuar që bashkëshortit të saj t’i tërhiqet vërejtja, teksa ka refuzuar tretman mjekësor pasi që sipas saj, nuk ka pasur diçka më shumë se mosmarrëveshje.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.