BURIMET E MEDIAVE SERBE: JA ÇKA I THA ALBIN KURTI, ALEKSANDAR VUÇIQIT NË MUNIH

Mediat serbe raportojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë përplasur gjatë mbajtjes së panelit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor që aktualisht po mbahet në Munih.

Mediet serbe raportojnë se Vuçiq i ka thënë Kurtit se ky i fundit nuk mund ta fyejë Serbinë, pasi Kurti kishte kritikuar çështjen e ‘mini-shengenin’ dhe kishte përmendur masën reciproke të Kosovës ndaj Serbisë.

“Ju nuk mund të fyeni Serbinë, ju nuk përfaqësoni shtet,” i tha Presidenti Aleksandar Vuçiç kryeministrit të Kosovës Albin Kurti

Kurti kritikoi “mini-Shengenin” në një panel të Mynihut dhe tha se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”.

Sipas gazetës Kurir, duke iu referuar burimeve pa emër, Kurti tha se Prishtina do të përdorë masa reciproke ndaj Serbisë, për të cilat presidenti serb u përgjigj:

“Ju nuk mund të fyeni Serbinë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.