Më 15 maj do të rikthehet futbolli në Gjermani.
Për SPORT Bild një gjë të tillë e ka konfirmuar DFL, me ç’rast bëhet e ditur se kthehet futbolli në Bundesligë 1 dhe 2.
Kjo nënkupton se të premten, më 15 maj, 26 ndeshje do të nisin, transmeton KOHA.
Ndeshja e parë pritet të zhvillohet ndërmjet Dusseldorfit kundër Paderbornit, megjithatë detajet do të dihen të enjten.
Gjithashtu është paralajmëruar se lojtarët që sillen në mënyrë jo të arsyeshme do të përballen me pasoja të ndryshme.