Brondby luan ”tenis” me Llapin 6-0

Skuadra e Llapit pothuajse është eliminuar nga garat evropiane

Pas eliminimit nga kualifikueset e Europa Ligës, fati i njëjtë po e pretë edhe në Ligën e Konferencës,

Në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues, Llapi pësoi humbje në udhëtim ndaj skuadrës nga Danimarka, Brondby, me rezultat të thellë 6-0.

Yuito Suzuki i dha epërsinë Brondbyt në minutën e 16-të, derisa pesë minuta më vonë, Ohi Omoijuanfo dyfishoi rezultatin.

Filip Bundgaard shënoi golin e tretë në minutën e 24-të, kurse Noah Nartey realizoi të katërtin në minutën e 40-të.

Në fund të ndeshjes, Brondy shënoi edhe dy gola të tjerë, me Mathias Kvistgaarden dhe Oscar Schwartau në minuat 88′ dhe 90′.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javen e ardhshme në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë