Anglezi, Jon Harrison, pjesë e ushtrisë Britanike, gjatë luftës së Serbisë me Kosovën, kapi armët e erdhi të luftoj për këtë të fundit.
Veç luftës, Jon Harrison dha edhe kontribut të madh për trajnimin e ushtarëve në Koshare, shkruan gazeta inFokus.
Por, kohëve të fundit, kur Harrison tash qëndron në Britani të Madhe, ai u përball me sëmundje shumë të rënda.
Ai kishte disa kancere të cilat ia vështirësuan jetën së tepërmi, madje ishte edhe në prag të dorëzimit.
Por, si duket tashmë si një luftëtar i vërtetë, Harrison, e mundi dhe e fitoi edhe këtë luftë, shkruan gazeta inFokus.
Ai tashmë nuk ka kancer.
“Me një zemër të lumtur duhet t’u them të gjithë miqve të mi këtu që kam pasur një letër nga spitali im javën e kaluar Duke thënë “për herë të parë në 11 vjet, Z. Harrison jam i kënaqur t’ju them, ju jeni KANCER FALAS”, ka shkruar Harrison në rrjetin e tij social në Facebook.
Postimi mund të jetë i vështirë për tu kuptuar pasi Harrison thuajse çdo postim tenton ta bëjë në gjuhën shqipe, shkruan gazeta inFokus.
“Kjo nuk mund të ishte arritur pa zemërgjerësinë tuaj gjatë vitit 2017, gjë që më ndihmoi të gjej një procedurë me thikë gama Unë ndoshta do të kisha vdekur pa njerëzit nga Kosova. Dhe kjo është vetëm një deklaratë që unë po shkoja në atë mënyrë Kosova, zemra ime, njerëzit e mi të birësuar ju falënderoj me çdo pjesë të shpirtit tim”.
“Në këtë mënyrë, unë zotohem për jetën time për njerëzit e Kosovës që të ndihmojnë në promovimin, angazhimin për të luftuar korrupsionin dhe të mbështesin kuptimin e vërtetë të lirisë së njerëzve dhe t’ju mbroj me jetën time nëse është e nevojshme. Ju faleminderit të gjithëve Dashuria ime dhe i uroj të gjithëve Lavdi dëshmorëve tanë dhe nderim për të gjithë ata që qëndruan përballë armikut”./klinainfo