Britania e Madhe po e zbaton marrëveshjen shumëvjeçare të Ekipit Këshillues dhe Stërvitor Ushtarak Britanik (BMATT) me bazë në Republikën Çeke për të stërvitur ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kështu ka njoftuar Ambasada Britanike në Kosovë, e cila tha se stërvitja aktuale është duke u zhvilluar në kodrat e Jezercës në Ferizaj,
“Koloneli Paul Morris, komandanti i Ekipit Këshillues dhe Stërvitor Ushtarak Britanik (BMATT) me bazë në Republikën Çeke, ka vizituar sot stërvitjen që po i ofrojnë FSK-së në kodrat e Jezercës mbi Ferizaj. Studentët në javën 3 të Kursit të Komandës dhe Udhëheqjes për Juniorë të BMATT po zhvillonin një Garë Patrullimi mbi terrene sfiduese”, u tha në njoftim.
Ambasada tha se trajnimi është pjesë e marrëdhënies shumëvjeçare të BMATT-it me Forcën e Sigurisë së Kosovës.