Brenda 10 ditëve të fundit 1426 kosovarë të prekur nga Covid-19 janë shëruar

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.999.

Numri total i rasteve pozitive është 10.988 raste nga 42.627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Ndërkohë që drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dje u shpreh optimist duke thënë se rastet me Covid-19 po bien, ndërsa qytetarët po respektojnë masat qeveritare dhe rekomandimet shëndetësore.