Kështu përgjigjet ministri i Mbrojtjes Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) prej vitesh është cilësuar si institucioni më i besueshëm në vend. Por, edhe përkundër kësaj, në këtë institucion vazhdon të ketë kërkesa për demobilizim.
Dorëheqjet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës shënuan shifra më të larta në dy vjetët e fundit.
Ligji për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës e parasheh ndërprerjen vullnetare të shërbimit.
E krahas pagave të ulëta, shumë pjesëtarë detyrohen që të mbajnë punë dytësore, për te siguruar kështu të ardhura të mjaftueshme për familjet e tyre./Indeksonline/