Brahimaj përkrahet në Gjakovë: Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për gjeneratat që vijnë!

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, qëndroi sot në disa fshatra të Gjakovës, ku u takua me shumë qytetarë, përkrahës të partisë dhe jo vetëm

Takimi ishte produktiv, me shkëmbim të shumë ideve, shqetësimeve e tematikave të ndryshme që kanë të bëjnë me vendin.

Pas takimit, Brahimaj mori shumë zemër dhe mbështetje nga banorët e Osekut, Skivjanit, Planqorit, Hereqit, Dujakës, Dobrigjes dhe Firajës.

Ai u shpreh se bashkë do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për gjeneratat që po vijnë.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lahi Brahimaj bartë numrin 90 në listën e AAK-së.

Ky është postimi i plotë i tij:

Vizioni ynë për një Kosovë të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar gjeti mbështetje të fuqishme te banorët e fshatrave Osek, Skivjan, Planqor, Hereq, Dujakë, Dobrigje dhe Firajë të komunës së Gjakovës.

Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për gjeneratat që vijnë. Me investime strategjike në zhvillimin rural dhe mbështetje direkte për fermerët, do të sigurojmë që çdo fshat i Kosovës të jetë një qendër e prosperitetit dhe mundësive të barabarta. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim drejt një Kosove Fituese!

Kosova Fituese 137

Ramush Haradinaj 1

Lahi Brahimaj 90