Brahimaj- Kurtit: Kryeministër vnoja mendjen objekteve vitale të shtetit pak më shumë …

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti lidhur me sulmin e dështuar në Ibër-Lepenc.

Gjatë një konference për media të dielën, Kurti kishte theksuar se pasojat do të ishin “marramendëse” nëse sulmi do ta arrinte qëllimin.

Në një reagim, Brahimaj ka shprehur shqetësimin e tij për mbrojtjen e dobët të objekteve jetike.

“Kryeministër, nuk e di pse sulmi nuk e ka arritur qëllimin, por një e di – po të varej nga sistemi yt i mbrojtjes së Kosovës, pa asnjë problem do ta kishte arritur qëllimin. Vnoja mendjen objekteve vitale të shtetit pak më shumë,” tha Brahimaj, transmeton Klina.info.

Ky reagim ka ngjallur debat për çështjet e sigurisë kombëtare dhe përgjegjësinë e institucioneve në mbrojtjen e infrastrukturës kritike të Kosovës.