Brahimaj kujton nënën e UÇK-së

Data 1 janar përkon me lindjen e nënës Azë. Kështu ka shkruar ish-komandanti i UÇK’së, Lahi Brahimaj.

“Si çdo herë tjetër, vitin e nis në nderime tek varri i saj ku nëna Azë prehet në Shqiponjë. Ajo nuk ishte vetëm nëna jonë, ishte nëna e UÇK-së dhe simbol i luftës dhe lirisë. Prehu në Kosovën që aq shumë e deshte nënë e dashur, nëna Azë”.