Banka Qendrore e Kosovës (BQK), sot ka vendosur në dispozicion një numër ku qytetarët serbë mund të thërrasin pa pagesë për t’u informuar rreth lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme.
Po ashtu, BQK në njoftimin i cili u dha në tri gjuhë, tha se qytetarët mund të marrin përgjigje mbi të gjitha çështjet që atyre u interesojnë.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lëshuar në përdorim linjën PA PAGESË me qëllim të informimit sa më të thjeshte të qytetarëve nga komuniteti serb lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme. Qytetarët duke thirrur në numrin 0800 222-55 do të marrin përgjigje mbi këtë Rregullore dhe informata të përgjithshme në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e BQK-së.