Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sërish ka bërë thirrje që të hiqen barrikadat e vendosura në veri.
Borrell tha para mediave se do të njoftojë liderët lidhur me situatën atje.
Ai tha se po bën përpjekje që të ulen tensionet në këtë pjesë të Kosovës duke e dërguar edhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në Prishtinë e Beograd.
“Kërkojë nga të gjithë në rajon të qetësohet situata dhe të kthehen në dialog. Është rruga e vetme para për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Është absolutisht e nevojshme që këto lloj telashe të ndalen, barrikadat të hiqen dhe të kthehemi në qetësi e të kthehemi në diskutime, për propozimin që e kemi vendosur në tavolinë, për të shikuar për një zgjidhje permanente e koherente ndaj tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Borrell.
“Për të tentuar që të ulen tensionet në veri, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak të martën e të mërkurën zhvilloi takime në Prishtinë e Beograd”, tha ai.