Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është pranuar në spital dhjetë ditë pasi doli pozitiv me virusin Covid-19, transmeton Gazeta Express.
Johnson që ende po vuan nga simptomat e sëmundjes do të kalojë nëpër disa teste tjera si formë e parandalimit dhe kujdesit.
‘’Me këshillë të mjekut të tij, kryeministri është dërguar në spital ëpr teste tjera. Ky është një hap parandalues, derisa kryeministri vazhdon të ketë simptoma edhe dhejtë ditë pasi është testuar pozitiv me virus’’, thotë zëdhënësi i kryeministrisë ndërsa nuk ka dhënë informacione të tjera