Kryeministri britanik Boris Johnson do të japë dorëheqjen sot, raporton BBC.
Dorëheqja e tij pritet të vijë pas një morie dorëheqjesh të vartësve të tij në kabinetin qeveritar.
Ai do të dorëhiqet nga posti i të parit të partisë konservative, ndërsa do të vazhdojë si kryeministër deri në vjeshtë. Ndërkaq, një garë për kryetar brenda partisë do të mbahet këtë verë.
Po ashtu, edhe nënkryetarja e partisë ka dhënë dorëheqje. Në letër ajo shkroi se nuk e kishte marrë vendimin “lehtë” dhe ishte një “privilegj” të shërbente në këtë pozitë, derisa akuzoi Johnsonin se ka shpërdorur vullnetin e mirë të partisë.