“Mendimi për motin” ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë dy javëve të ardhshme.
Në fundjavën e ardhshme priten edhe reshje bore, derisa pjesa e dytë e javës së ardhshme do të jetë me të reshura dhe rënie të temperaturave.
“Periudha me të reshura po pritet të ketë në pjesën e dytë të javës vijuese. Temperaturat pas një rritjeje fillimisht deri në 15C e 16C, pësojnë rënie deri në fundjavën e ardhshme, në 5C e 6C. Të reshurat e shiut shndërrohen në bore edhe përgjatë ultësirave natën në mes së shtunës dhe të dielës më 18 e 19 nëntor. Periudha me reshje, megjithëse më rrallë, priten edhe në javën e katërt të nëntorit, pas datës 20, e temperaturat shënojnë një rritje përreth mesatareve në 10C e 11C, ndërkohë që minimalet zbresin pranë 0C, apo edhe nën, lokalisht”, thuhet në njoftim.