Bordi i RTK-së ka marrë sot vendim që ta shkarkoj Mentor Shalën nga detyra e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të televizionit publik.
Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media, në të cilën thuhet se Shala është shkarkuar për shkak se në vazhdimësi ka shkelur Ligjin për RTK-në dhe Rregulloret e brendshme të RTK-së.
“Z. Shala gjatë kohës së kryerjes së detyrave në RTK, në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur ka shkelur Ligjin për RTK-në dhe Rregulloret e Brendshme të RTK-së, qoftë duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe aktet e brendshme apo duke mos ruajtur paanshmërinë”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e U.D Drejtorit të Përgjithshëm për shkarkim që e ka aprovuar Bordi i RTK-së”, thuhet në njoftim.
Në komunikatë theksohet se në pozitën e u.d. të zëvndësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së është emëruar Arsim Halili.
“Bordi i RTK-së ka aprovuar propozimin e z. Shkumbin Ahmetxhekaj, U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së për emërimin e z. Arsim Halili në pozitën e U.D. Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, deri në përzgjedhjen e kandidatit për këtë pozitë sipas konkursit publik, por jo më shumë se 6 muaj”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Bordi i Radio Televizonit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e datës 29 janar 2022, aprovoi raportin tre mujor financiar për periudhën raportuese Tetor – Dhjetor 2021.
Bordi i RTK-së aprovoi propozimin e z. Shkumbin Ahmetxhekaj, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në RTK, për shkarkimin e z. Mentor Shala nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
Z. Shala gjatë kohës së kryerjes së detyrave në RTK, në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur ka shkelur Ligjin për RTK-në dhe Rregulloret e Brendshme të RTK-së, qoftë duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe aktet e brendshme apo duke mos ruajtur paanshmërinë”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e U.D Drejtorit të Përgjithshëm për shkarkim që e ka aprovuar Bordi i RTK-së
Propozim vendimi për shkarkimin e z. Shala nga pozita e zëvendësdrejtorit të RTK-së bazohet në nenin 33 paragrafi 1.2, nenin 31 paragrafi 2 nënparagrafi 2.2 dhe nënparagrafi 2.3, të Ligjit 04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës (G.Z. nr. 7, 27 prill 2012), nenin 8 paragrafi 2, nenin 19 paragrafi 9, nenin 20 paragrafi 12 dhe 14, nenin 22 paragrafi 1 dhe 2 të Statutit të Radiotelevizionit të Kosovës (nr. 0001/22 të datës 16.01.2022), nenin 7 paragrafi 2 të Rregullores për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Radiotelevizionit të Kosovës (nr. 1355/17 të datës 29.11.2017), nenin 7 paragrafi 1.1, 1.7 dhe 1.21 të Rregullores për Përgjegjësitë Materiale dhe Disiplinore të RTK-së (nr.0736/18 të datës 05.06.2018) si dhe Vendimit të Bordit të RTK-së me Nr. protokolli 0005/22, të datës 19.01.2022 për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Bordi i RTK-së ka aprovuar propozimin e z. Shkumbin Ahmetxhekaj, U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së për emërimin e z. Arsim Halili në pozitën e U.D. Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, deri në përzgjedhjen e kandidatit për këtë pozitë sipas konkursit publik, por jo më shumë se 6 muaj.
Bordi i RTK-së në mbledhjen e sotme ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e dy sindikatave të punëtorëve në televizion dhe në radio, të cilët i paraqitën pikëpamjet e tyre për sa i përket transmetuesit publik, përderisa sindikata SPRTK nuk iu është përgjigjur pozitivisht ftesës nga Bordi për të marrë pjesë në takim.
Bordi i RTK-së siguroi sindikatat e RTK-së se do t’i adresojë shqetësimet e tyre në përputhje me rregullativën e RTK-së sa i përket të drejtave të punëtorëve, transmetimit të sinjalit në gjithë territorin e Kosovës dhe çështje të tjera me rëndësi.
Gjithashtu, Bordi i RTK-së gjatë ditës së sotme, vizitoi ambientet e punës së RTK-së, konkretisht hapësirat e punës në kanalin e parë televiziv, të dytë dhe kanalin e tretë.