Nga ky muaj zyrtarët e lartë të Postës së Kosovës do të marrin pagën 30% më të lartë sesa muajt paraprakë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Postës, Xhevdet Smakiqi, i cili mohoi se ka një rritje pagash, sipas tij, bëhet fjalë vetëm për rikthimin të koeficientit të mëparshëm, i cili ishte ulur nga bordi paraprak.
Smakiqi tha se vendimi i Bodit të kaluar ka qenë i paligjshëm, pasi që zvogëlimi i pagave nuk ka vazhduar edhe për nivelet e tjera, duke bërë kështu që vartësi të kenë paga më të larta, se përgjegjësi.
“Bordi i kaluar ua ka ulur pagat për 500 euro drejtorëve të lartë, ndërkaq drejtorët e tjerë të cilët u raportojnë drejtorëve të lartë kanë mbetë me rroga më të ulëta se varësit e tyre. Edhe zyrtarja e ka pas si parregullësi, po hala nuk ka përfundu raporti. Nuk mundet vartësi me e pasë pagën më të lartë se drejtori. E kanë bërë për popollizëm, kishe ne heqim dorë për paga. Nuk ka rritje të pagave, për pagat janë kthyer në nivelin normal”, tha ai.
Ai tha se ky vendim do të jetë i përkohshëm, pasi që tha se po planifikojnë për një nivelizim të gjithmbarshëm të pagave për të gjitha pozitat.
Vendimi për këtë nivelizim thotë se pritet të merret në mbledhjet e ardhshme të këtij bordi.
Sipas vendimit të nënshkruar më 3 dhjetor të këtij viti, pagat nga ky muaj do të jenë kështu:
Kryeshefit Ekzekutiv, 2500 euro.
Zëvendës i Kryeshefit Ekzekutiv, 2100 euro.
Zyrtar kryesor i Financave dhe Thesarit 2100 euro.
Këshilltar i Përgjithshëm/Sekretar i Korporatës 2100 euro.
Zyrtar i Auditimit të Brendshëm 2100 euro.