Tradita vazhdon, Hafiz Balaj ka fituar meqin në boks që u mbajt në Rovato të Italisë, ku i pranishëm ishte trajneri i KB Dukagjinit të Klinës, Ramiz Balaj.
Për këtë garë boksieri dhe trajneri klinas kishin ushtruar disa ditë në Shqipëri, bashkë me ta ushtronte dhe djali i Ramiz Balajt, Manuel Balaj.
Me klubin italian ka bashkëpunim të mirë edhe drejtori i KB Dukagjini, Hajdin Balaj.