Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci në seancën e sotme duke folur për propozim-rezolutën “Për unitetin politik e qytetar në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës” ka thënë se deputetët që votuan Gjykatën Speciale janë ata që e kanë sjellë në këtë gjendje UÇK-në.
Bogujevci e indinjuar është shprehur e indinjuar me mos pajtimin e e propozueses së kësaj rezolute që të mos harmonizojnë atë.
Ajo tha se “Kush e ka pru luftën e UÇK-së në këtë gjendje që na duhet më mbrojt, hajdeni folni?
Duhet me iu ardh marre! Nëse tani me të vërtet pa asnjë prapavijë doni me qu këtë çështje përpara hajdeni të ulemi e të bëjmë harmonizimin”
“Është e pakuptim pse po ka kundërshtim në harmonizim të rezolutës. Kisha kërku një përgjigje se ku është problemi me u ul edhe me i dhanë mendimet tona në këtë rezolutë.
Situatën që jemi ne sot këtu është si rezultat i të bëmave të juve nëse doni me fol prej 2008 e edhe më herët çka ëstë ba e çka nuk është ba në aspektin e adresimit dhe luftës në Kosovë është e bame e juve.
Është e pakuptim që kur ju konvenon me dal me shit patriotizëm.
Kush e ka pru luftën e UÇK-së në këtë gjendje që na duhet më mbrojt, hajdeni folni?
Duhet me iu ardh marre! Nëse tani me të vërtet pa asnjë prapavijë doni me qu këtë çështje përpara hajdeni të ulemi e të bëjmë harmonizimin.
Ju jeni ata përgjegjës që e keni pru UÇK-në në këtë deregje, e nuk jeni në gjendje as një kërkim falje me ba.
Jo vetëm UÇK-në por edhe mos mbrojtjen e të gjitha viktimave të luftës që ka bë Serbia në Kosovë.
Sot e kemi edhe Listën Srpska këtu . Se di qysh kanë fytyrë me fol, kur e mbrojtë një vend që i ka kryer gjitha ato krime në Kosovë”, tha ajo