Kryetari i Lëvizjes Qytetare ”Odgovor”, Boban Bogdanoviq, po thotë se Goran Rakiq është rrahur për borxhe financiare ndaj terroristit, Milan Radojiçiq.
Siç bën të ditur Bogdanoviq, këtë ia kanë njoftuar shokët e tij, të cilët shton se i kanë pohuar se rrahja e Rakiqit, ndodhi ng kolegët e tij të organizatës terroriste ”Brigada e Veriut”.
”Mbrëmë shokët e mi nga Mitrovica më kanë njoftuar se llumi Goran Rakiq, është rrahur nga kolegët e tij të organizatës terroriste “Brigada e Veriut”. Borxhet e tij financiare ndaj terroristit Radojiçiq janë të mëdha! Sa për mua, le ta shfarosin njëri-tjetrin deri në fund!”
🚨🚨🚨
Last night, my friends from Mitrovica informed me that the scum Goran Rakić was beaten by his colleagues from the terrorist organization
"Northern Brigade".👏
His financial debts to the terrorist Radoičić are huge!
As for me, let them exterminate each other to the end! https://t.co/MvwmeOYeIo— Boban Bogdanović (@DissidentAnswer) October 13, 2024