Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se janë bllokuar 24 prona dhe 11 villa në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë.
Vendimi për ndalimin e përkohshëm të këtyre pronave dhe villave është bërë nën dyshimin se janë përfituar me vepër penale.
Vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.