Bllokadë në rrugën Dollce- Gllareve nga ora 14:00 ditën e enjte për shkak të punimeve

Nesër në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i dytë i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri tek udhëkryqi i rrugës për në Gjurgjevik.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: Nga ora 15:00 deri në ora 17:00.

Nderprerja e obligueshme për të gjitha automjetet dhe pjesëmarrsit e tjerë në trafik
Luten pjesëmarrsit në trafik për mirëkuptim dhe t’i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfryrtëzojnë rrugë alternative.

Organi mbikqyres “ERALD-G”, menaxheret përkates, operatori ekonomik i kontraktuar “LIKA COMPANY SHPK” në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për të dhënë informacionet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës”