Blero publikon foton e parë të lidhjes me Afrona Dikën

Blero ka ndarë një fotografi të shkepur gjashtë vite më parë.

Këso kohe gjashtë vite më parë Blero dhe Afrona kishin hedhur hapat e parë drejt një dashurie e cila gjashtë vite më vonë është kurorëzuar me dashuri, shkruan lajmi.net.

Këngëtari ka publikuar një imazh të rrallë në profilin e tij në Instagram, fotografinë e parë me bashkëshorten e tij, ku shkruan

“Foto jon e pare bashke sot 6 vjet me par.
Urime 6 vjetori gruja jem. Nga ajo dit jam njeri ma i lumtur ne bote. Ti je gjysma ma e bukur e ima ti je shembulli i nje njeri shpirtpaq dhe perplot dashuri. Jam i bekuar me ty . Te Dua gruja ime dhe jam krenar me ty gjdo dite. Shpresoj te plakemi bashke”