BLERO “PRO” ZGJEDHJEVE

Blero Muharremi duket se është pozicionuar politikisht pro Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një postim të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit në llogarinë e tij në Facebook, krah Glauk Konjufcës edhe Mefail Bajqinovcit shihet edhe këngëtari,

Të gjithë ishin mbledhur me një qëllim të vetëm – përcjellja nga afër e procesit të zhvillimit të peticionit për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Rrjetet e tij sociale, Blero vazhdimisht i kishte shfrytëzuar për të komentuar situatën politike në vend, mirëpo kjo është hera e parë që ai shfaq përkrahjen e ndonjë subjekti politik kaq hapur.