Pas ndeshjes Kosovë-Slloveni në emisionin Dueli Sportiv i ftuar ishte edhe këngëtari kosovar, Blero.
Ai kritikoi trajnerin Bernard Challandes për mosftesën e Bernard Berishës.
“Unë se kuptoj logjikën. Nuk e thirrë lojtarin i cili është fantastik i momentit, Bernard Berishën. Dënoje, por dënoje më vonë, pas ndeshjes. E kur të kualifikohesh i thu tash është dënimi yt. S’ki me lujtë” – u shpreh Blero.
Kosova sonte humbi 0:1 ndaj Sllovenisë, kurse të mërkurën e zhvillon ndeshjen e fundit këtë muaj ndaj Greqisë./Klina.info/