Këngëtrja shqiptare që prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleona Qerreti, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka kërkuar nga shqiptarët që të mbështesin presidentin aktual Donald Trump, edhe për një mandat të dytë,
Qerreti në profilin e saj ka shkruar se Trump është person i vetëm që ka luftuar socializimin “dhëmbë për dhëmbë”, në këto katër vitet e fundit.
E për të mbështetur kandidatin republika, Bleona ka ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në një koncert madhështor që do të mbahet nesër, e ku i pranishëm do të jetë edhe zëvendës presidenti amerikan Mike Pence.
Postimi i plotë i saj: