Pas këngës “Na jem ti”, sot është publikuar edhe një këngë tjetër e shkruar nga Rexhep Selimi.
Ajo titullohet “Bjen orteku” dhe tekstin e saj e kishte shkruar Selimi që aktualisht po qëndron në paraburgim në Hagë.
Kjo këngë i kushtohet formacionit të UÇK-së, në krye me komandantin, Mujë Krasniqi, që kishin rënë në pritë të forcave policore dhe ushtarake serbe më 14 dhjetor 1998 tek vendi i quajtur “Likenet e Hasit-Gorozhup ku kishin rënë 42 dëshmorë në krye me Mujë Krasniqi.
Kënga interpretohet nga Ali Gashi, kurse orkestrimin e kanë bërë Muhamet Selimi e Driton Fazliu.
Një këngë tjetër u publikua edhe tri ditë më parë, e kënduar nga Ismet dhe Shpëtim Gashi e titulluar “Na jem ti”, tekstin e të cilës e ka shkruar Rexhep Selimi.