Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi ka vendosur që të ua paguaj sigurimet shëndetësore punëtorëve të tij.
Ai përmes një postimi bëri të ditur se kjo iniciativë do të fillojë qysh nga muaji shkurt, shkruan Indeksonline.
Palushi tha se këtë gjë po e bën për aq kohë sa instuticionet e vendit, nuk janë në gjendje të implementojnë ligjin mbi sigurimin shëndetësorë.
Postimi i plotë:
“Kompania “Frutex” nga muaji Shkurt do të marrë përsipër mbulimin financiar të sigurimit shëndetsorë, për të gjithë puntorët e vet për aq kohë sa instuticionet e vendit, nuk janë në gjendje të implementojnë ligjin mbi sigurimin shëndetësorë”.
Ndryshe kompania “Frutex”, produktet e veta i eksporton më shumë se 20 vende të botës.