Bizneset i shpëtojnë shtrenjtimit të rrymës energjike

ZRrE ka miratuar tarifat e reja për energji elektrike, ku konsumatorët shtëpiakë do të kenë shtrenjëtim të rrymës nëse shpenzojnë mbi 800 kilovatë orë. Për bizneset s’do të ketë blloqe tarifore.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

“Të gjithë konsumatorët komercialë dhe konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë do të kenë zero rritje”, është thënë në takimin e bordit të ZRrE-së, duke përmendur se rreth 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë këtë konsum.

Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat në orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.