Njësiti policor gjatë një kontrolli në një lokal ka hasur në pajisje të lojërave të fatit.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Nazim Aliu” në Vushtrri.
Policia ka konfiskuar një shtëpizë kompjuteri, një printer, një DVR të kamerave, 32 tiketa të shtypura, 36.20 euro para të gatshme si dhe letër për shtypjen e tiketave.
Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar dhe një dëshmitar të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.