Florian Marku ka arritur fitore kundër Rylan Charlton pas 8-të raundeve,
Raundi i parë filloi mjaft interesant ku të dy bokserët e filluan me sulm përballjen dhe goditje mjaft të forta.
Florian Marku bëri goditje mjaft të fuqishme në kokën e kundërshtarit dhe arriti të tregohet i mrekullueshëm edhe në mbrojtje.
Bokseri shqiptar gjatë raundit të dytë u tregua fantastik duke bërë goditje të fuqishme dhe në të njëjtën kohë i fliste kundërshtarit për ta bërë që të dilte nga kontrolli.
Në raundin e tretë Marku u tregua më i qetë mirëpo vazhdoi që të bënte goditje direkte në kundërshtarin britanez.
Ne raundin e katërt bokseri shqiptar ishte mjaft afër që me goditjet e tij të fuqishme edhe ta rrëzonte kundërshtarin.
Mirëpo, raundi i gjashtë nuk shkoi mirë pasi që Florian Marku u rrëzua nga kundërshtari.
Por, Florian Marku arriti që të rikthehet me gjallërinë e tij përsëri duke ja bërë këtë luftë të vështirë.
Dhe raundi i tetë ishte vendimtar ku edhe arriti ta fitojë luftën