Barcelona dhe Wolves kanë arritur marrëveshje për huazimin e Adama Traores.
Futbollisti ishte i etur për t’u kthyer në shtëpi, duke lehtësuar operacionin deri në atë pikë sa ka ulur pagën për t’u regjistruar menjëherë, pa qenë nevoja që klubi të lirojë një lojtar tjetër.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Barcelona, por nesër lojtari do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe do të prezantohet në fillim të javës së ardhshme.
Një opsion blerjeje do të përfshihet në marrëveshje, e cili nëse materializohet, do të zgjasë kontratën e anësorit për 4 sezone të tjera.
Adama u largua Barcelona në gusht të vitit 2015 për të nisur aventurën e tij në Angli, fillimisht në Aston Villa, e cila pagoi rreth 10 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.
Një sezon më vonë, ai u largua për në Middlesbrough për një shumë të afërt me atë që paguanin ‘djajtë’ në atë kohë.
Pas dy edicioneve, ai filloi një fazë të re te Wolverhampton, një skuadër në të cilën ai shpërtheu.